Reshjet intensive dhe të dendura në Vlorë kanë shkaktuar dëme në qytet me përmbytje, ndërsa në disa rrugë ka patur rrëshqitje të dherave.
Një nga akset e bllokuara është bypass-i në afërsi të fshatit Kaninë, ku në një pjesë të saj dherat e kanë mbuluar tërësisht.
Ndërkohë disa rrugë të qytetit, si në lagjen Rilindja apo 28 nëntori, janë ende nën ujë, edhe pse reshjet kanë ndaluar.
Ndërkohë ka shkuar në 55 numri i familjeve që janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.
Në disa lagje energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa gabina ka prezencë uji. Ndërkohë shumë familje dhe biznese janë ende nën ujë.