Nga Bujar Qesja
Sot eshte 64 vjetori i lindjes dhe padyshim, si nje nga shoket dhe miqte e tu, te uroj kete dite te shenjte te jetes tende. Krijuesit e muzikes, apo thene ndryshe kompozitoret ky Durresi yne, nuk i ka patur me shumice. Kujtoj Pjeter Dungun, Enver Maren, Shaqir Kodren qe jane themeli i kompozicionit durrsak. Se pas ketyre, Durresi ka patur edhe kompozitore amatore, me efekte ne muziken e lehte dhe popullore te qytetit. Por ti miku im, mbetesh prej disa vitesh, aq me shume edhe tani, nga krijuesit me pikante, me aktive, me prodhimtare te Durresit, e sidomos tani ne vite tejet te veshtire pas 90-tes. Nuk me harrohet ndihmesa jote e çmuar, ne vitet ku punuam se bashku ne pallatin Rinia, ku ti Ramzot shkelqeve, ndriçim te cilin ia kalove edhe levizjes artistike amatore te Durresit. Jane me dhjetra kengetare qe ben emer, qe kane ne esence te karrieres se tyre, punen tende pasionante, profesioniste, te holle dhe mjeshterore. Do te permend vetem dy prej tyre: Miga Hysin dhe Jolanda Dhamon, per te mos i thelluar kerkimet e mia per me shume, pasi vertet jane shume, shume…Dhe tash se fundi nga shkolla jote nxorre edhe nje kengetar dukshem cilesor, si Julian Gjojdeshi, karriera e te cilit tashme eshte vendosur ne Amerike.
Mbete shume modest dhe skerkove asgje. Punove dhe punon, krijove dhe krijon, u lodhe dhe lodhesh dhe gjithnje mbete i urte, i sjellshem, model i kuadrit, intelektualit dhe i qytetarit kryelarte. Edhe ne Qendren Kulturore “A. Moisiu”, ku serish bashkepunuam, ti ishe i njejti. Me partitura ne dore, ne diskutime me kengetare dhe instrumentiste, teksa punon e punon ne studion tende me rregjistrime, inçizime, orkestracione etj, etj. Nuk e teproj po te shprehem, se mbetesh i vetmi nder krijuesit durrsake, qe ruan traditen e te pareve, duke na mbajtur kryet lart, e duke na krenuar qe e kemi ne fund te fundit edhe nje Ylli Ramzot. Krijime per femije, krijime per te rritur, muzike klasike e dhome, kenge popullore, kompozime te ndryshme instrumentale, pjesmarrje ne mjaft veprimtari lokale e kombetare dhe perseri mbete i njejti: i urte, modest, korrekt e serioz, mik e shok i kerkuar.
64 vite te jetes tende, nuk jane shume, por as nuk jane edhe pak. Une te uroj jete te gjate, ne krah te Teutes tende shembullore e mikeshes tone te çmuar, ne kujdesje te dy djemve tuaj te shkelqyer Orlenit dhe Brianit, duke besuar gjithnje tek ty ne thellim dhe kristalizim te ketyre vetive, disa prej te cilave ti evidentova edhe ne kete shenim te shkurter. Shpresojme ne te tjera krijime, ne te tjera perfaqesime, pasi deri tani je i vetmi dhe Durresi te ka si ujet e paket.
Shume falenderime, per kete qe ke bere deri tani dhe sigurisht do te meritosh mirenjohje te tjera, per punen e pas kesaj dite fatlume.
Me shume respekt per ty dhe punen tende!