E pranishme në Festivalin Veror të Librit, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u ndal dhe tek restaurimi i Muzeut Arkeologjik të Durrësir.

Sipas saj, Muzeu pas rikosntruksionit do të kthehet në një muze dinjtoz, ku patjetër që nuk do të mungojnë hapësirat për edukimin.

“Do ta kompletojmë atë si një muze dinjitoz, modern, si gjithë muzetë e tjera të botës dhe patjetër që do të ketë dhe hapësira për fëmijët, hapësira edhe për edukim. Kemi një fije të përbashkët në të gjitha institucionet tona, që është edukimi përmes kulturës”,– tha Margariti.

Restaurimi i muzeut do të realizohet në kuadër të programit EU4Culture dhe pritet të kushtojë rreth 350 milionë lekë.

Ky është i disati sit i trashëgimisë kulturore në Durrës, që do t’i nënshtrohet restaurimit, pas dëmtimeve të marra nga tërmeti i fundnëntorit të vitit 2019.

Në tabelën e punimeve  njoftohet se restaurimi i këtij siti nis në muajin gusht dhe do të zgjasë 11 muaj dhe me shumë gjasë muzeu do të jetë i mbyllur për turistët e huaj sezonin e ardhshëm veror.

Në kuadër të programit EU4Culture, që është një ndihmë e BE-së për trashëgiminë kulturore të vendit tonë pas tërmetit të 26 nëntorit, po restaurohen një sërë sitesh dhe muzesh në Durrës, Tiranë, Krujë, Kavajë etj.

Fondi i akorduar në total për këtë program kap vlerën 40 milionë euro.

M.B.