Filmi “Kapedani” i është nënshtruar restaurimit në 4K. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, teksa ka ndarë edhe një video nga filmi. 

“Edhe filmi ikonë “KAPEDANI” iu nënshtrua restaurimit në 4K, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat. Pas premierës sot, në orën 19:00 në kinema Milenium ku biletat janë falas mund ta shihni edhe në www.aqshf.gov.al”, shkruan Rama. 

Filmi “Kapedani” u realizua në vitin 1972. Regjia e filmit i përket regjisorëve Muharrem Fejzo dhe Feim Hoshafi, ndërsa skenari është shkruar nga Skënder Plasari.