Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një restorant në zonën turistike të Radhimës, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme dhe fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, por restoranti është djegur i tëri.

Sipas burimeve paraprake, shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në kuzhinë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.

Në momentin e zjarrit, brenda restorantit ndodheshin 4 bombola gazi, të cilat përbënin rrezik të madh për një shpërthim me pasoja të rënda. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Vlorës arriti të shmangë tragjedinë, duke neutralizuar bombolat që tashmë ishin përfshirë nga flakët.