Menuja e restorantit “Laurent Veyet”, në Francë, nuk është për personat me zemër të dobët, por mund të jetë ushqimi kryesor i së ardhmes për popullatën.

Menuja përfshin  një sallatë deti me krimba të verdhë, insekte krokante me perime dhe karkaleca të veshura me çokollatë, raporton Reuters.

“Është pjata ideale,” tha shefi parizian, duke përgatitur një racion makarona të bërë me miell krimbi, patate të ëmbël dhe larva të insekteve.

“Ka një aromë vërtet interesante. Jo shumë njerëz mund të thonë se nuk u pëlqen kjo.”

Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore (EFSA) në janar e konsideroi krimbin të përshtatshëm për konsum njerëzor dhe në maj miratoi shitjen e tij në treg.

Agjencia ka paraqitur më shumë se një duzinë aplikimesh të tjera për produkte ushqimore me bazë insektesh.