Një banore në Wyoming të Amerikës ka fokusuar me kamera foto të reve të rralla që duken sikur përplasen në horizont si lundrim në oqean.

“Kjo ishte e veçantë dhe menjëherë e kuptova se duhej ta kapja”, tha banorja Rachel Gordon.

Fenomeni ishte i dukshëm mbi kreshtën e maleve Bighorn nga qyteti i Sheridan. Të njohur si paqëndrueshmëria Kelvin-Helmholtz, ato formohen kur një rrymë më e shpejtë ajri lëviz mbi ajrin që ngrihet poshtë.

Gordon e cila kapi momentin tha se fotot i shkrepi nga dera e pasme e shtëpisë përpara se t’i postonte në Facebook. Ajo shtoi se ishte një moment mahnitës dhe është e lumtur që edhe të tjerët mund të shijojnë këtë përvojë.

Matt Taylor i BBC Weather thotë se fotot janë një nga shembujt më mahnitës dhe epik të reve Kelvin-Helmholtz që ai ka parë ndonjëherë.

“Një pjesë e bukurisë së reve Kelvin-Helmholtz është se ato vërtet tregojnë rrjedhshmërinë e atmosferës si valët në oqean, atmosfera lëviz dhe i përgjigjet mjedisit rreth saj”, tha ai.

Formimi i reve mban emrin e shkencëtarëve Lord Kelvin dhe Hermann von Helmholtz, të cilët studiuan fizikën pas fenomenit.