Vihet nën kontroll zjarri në Metalurgjikun e Elbasanit. Pas rreth 24 orë betejë me flakët, vatra thuajse është shuar ndërsa nga vendgrumbullimi i skrapit ende del tym.

Forcat zjarrfikëse po monitorojnë territorin ku u përhapën flakët, ndërsa situata nuk përbën rrezik.

Vatra e zjarrit u ndez paraditen e djeshme, ndërsa shkak është bërë ndezja e një baterie e hedhur si mbetje për skrap. Zjarri u vu nën kontroll në orët e pasdites ndërsa u riaktivizua në orët e darkës, si pasojë e ndezjes së një tjetër baterie. Nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme për kompaninë që menaxhon uzinën në Elbasan. Flakët shkaktuan ndotje të madhe në zonë për shkak të përhapjes së tymit.