Reuben Acquah, mesfushori i Teutës, ishte ndër më të mirët në fushë në takimin Teuta-Kukësi.

Mesfushori u shpreh i zhgënjyer për rezultatin, pro dha dhe një mendim për garën në titullin kampion.

“U bë një punë shumë e mirë në mesfushë por nuk mjaftoi që Teuta të fitonte ndeshjen dhe na vjen keq për këtë. Çdo ndeshje është një provë, fati nuk ishte në krahun tonë dhe duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e ardhshme më Tiranën në mënyrë që të marrim tre pikët. Është një pyetje për të cilën nuk mund të jap premtim, janë shumë skuadra të tjera që e pretendojnë, por ajo që mund të bëjmë ne është të japim maksimumin.”, tha Acquah.