Sëmundjet reulatizmale janë sëmundje që prekin një numër shumë të madh personash, nga të gjitha moshat. Të këtij mendimi janë specialistët e kësaj fushe shumë delikate për jetën e njeriut. Durrësi ka pesë specialistë të mirëfilltë reumatologë, të cilët shërbejnë në qendrën spitalore dhe në poliklinikën e qytetit. Selami Balla, Sherif Kroshi, Genti Kavaja, Violanta Gjika dhe Fatbardha Reka janë njohësit më të mirë ndër bluzat e bardha që ndeshen ditë pas dite me të tilla raste.

Në sajë të konsultës me literaturën shkencore mjekësore mësohet se sëmundjet reumatizmale përgjithësisht janë kronike, shqetësuese dhe zënë një përqindje të lartë në invaliditetin e të sëmurëve. Shqetësimet kryesore në reumatizëm janë dhimbjet, lodhjet, këputja e gjatë, temperatura pa ndonjë shkak të fortë e të qëndrueshëm. Lodhja e zgjatur dhe temperatura pa shkak e vendos qytetarin në dilemën e zgjedhjes së mjekut specialist.

Reumatologët pranojnë se sëmundshmëria ka një gamë shumë të gjerë, por këshillojnë së paku konsultë me mjekun e familjes në lagjen ku banojnë. Dr. Selami Balla ka thënë se pacienti nuk duhet të lejojë që sëmundja të trashet, të acarohet, të bëhet kronike deri në atë shkallë sa dhembjet të bëhen të paduruara. Më shumë se 200 sëmundje përfshihen në termin reumatizëm. Ato janë patologji që hasen shumë shpesh dhe ndeshen me kosto shumë të lartë të trajtimit. Në rastet e dhimbjeve të forta reumatizma i bën kyçet e duarve të pavlefshme.

“Por kjo është fare pak nëse do të mendojmë se reumatizma e patrajtuar ndërhyn në zemër, mushkëri, tru, veshka, traktin tretës. I gjithë organizmi vuan”,- bën të ditur dr. Balla. Të gjitha organet e vuajnë dhe kjo e bën shumë të ndjeshme sëmundjen tek ekipi mjekësor. Rastet që hasen më shpesh në praktikën mjekësore janë artritet, ndryshe: dhembjet e kyçeve. Këto përbëjnë edhe pjesën më të madhe të sëmundshmërisë.

Por edhe sëmundjet e tjera si artriti rematoid, luposi, polimeziti, dermatomeziti, kelagenozat në përgjithësi e invalidizojnë të sëmurin. Mjekët specialistë janë të mendimit se qytetari detyrimisht duhet të përfitojë gjatë jetës disa njohuri kryesore për sëmundshmërinë e kësaj kategorie. Pra ai duhet të shqetësohet për një artrit të thjeshtë, për një temperaturë pa shkak, njollë në trup, lodhje e këputje e shkaktuar nga faktorë të tjerë nga stresi. Reumatizma përfshin të gjitha moshat, që nga 3-5 vjeç deri në moshën e tretë.

Në moshën e parë shfaqet artriti reumatizmal. Ka sëmundje të ndryshme në grupmosha të ndryshme dhe këtë kanë parasysh mjekët e specialistët sa herë që dalin në konkluzione. Përgjithësisht për të përcaktuar diagnozën reumatologu konsultohet me mjek gasterpatolog, nefrolog, kardiolog, pneumolog, neurolog dhe psikolog. Specialistët pohojnë se për shoqërinë shqiptare është problem ostoporoza. Pas viteve 90 qytetari shqiptar nisi të ecë më pak në këmbë, të bëj më pak gjimnastikë dhe rënia e aktivitetit fizik ka favorizuar dëmtimin e kockave.

Gratë në menopauzë

Gratë pas menopauzës janë kontigjenti më i rrezikuar nga reumatizma, sëmundshmëria që e shtyn femrën të vërë në pikëpyetje jetën e saj. Mjekët specialistë reumatologë janë të mendimit se shkenca mjekësore ka vërtetuar tërësisht se reumatizma përbën rrezik për njeriun, për jetën aktive madje edhe për vetë ekzistencën e tij nëse nuk kurohet dhe nuk trajtohet sipas këshillave mjekësore.

Fëmijët që vijojnë shkollën, burrat mbi 40 vjeç, gratë në menopauzë, personat që bëjnë punë të rënda dhe të tjerë që nuk ecin dhe nuk bëjnë gjimnastikë janë kategoria që mund të preket lehtësisht nga reumatizma. Sëmundja nëse nuk kapet në kohë dhe nuk trajtohet me preparatet e duhura e shtyn njeriun drejt invaliditetit të plotë, verbimit apo edhe vdekjes së pashmangshme.

Të gjithë femrat që kanë përfunduar ciklin menstrual detyrimisht duhet të bëjnë konsultë me reumatologun për të shmangur çdo të papritur në shëndetin e tyre nga sëmundshmëritë që e rrezikojnë. Reumatologu Selami Balla, një nga specialistët më të mirë në Durrës, këshillon të gjitha gratë e moshës 45-50 vjeç të konsultohen me mjekun e familjes dhe nëse janë në periudhën e menopauzës të kërkojnë edhe një konsultë me specialistin reumatolog.

 

Reumatizma përfshin rreth 200 lloj sëmundjesh. Dëmtimet e kockave nisin që tek fëmijët në bankat e shkollës. Njeriu i prekur nga reumatizma bëhet invalid. Reumatizma ndëshkon zemrën, veshkën, trurin, mëlçinë. Reumatizma verbon njeriun, ndërsa grave në menopauzë u rrezikon jetën 

Osteoporoza, sëmundja mjaft e përhapur dhe shumë delikate e cila rrezikon edhe jetën, kryesisht fillon në fazën kur gratë janë në fazën e ndërprerjes së periodave që në gjuhën mjekësore quhet ndërprerje e menstruacioneve. Osteoporoza shfaqet edhe tek burrat, ndonëse gratë e moshës 45-50 vjeç janë pjesa më e ekspozuar në këtë drejtim. Lidhja mes osteoporozës dhe menopauzës qëndron në faktin se ka të bëjë me rënien e nivelit hormonal të femrave pas periudhës së klimaksit.

Në të tilla rrethana dhe kohë moshore vihet re se niveli i estrogjenit ka pësuar zbehje të madhe. Estrogjenet janë hormone, lëngje që qarkullojnë në gjak për ta ruajtur kockën të fortë. Kur ky nivel bie, dobësohet kocka dhe femra përballet me shumë të papritura, të cilat e vënë atë në dilemen e madhe dhe e shoqërojnë me dhimbje të forta deri të paduruara. Osteoporoza shfaqet më së shumti tek femrat që nuk kanë më perioda ndaj edhe kjo kategori detyrimisht duhet të konsultohet me specialistin për të mos pësuar dëmtimet kockore.

“Në ditët tona femrat e moshës 45-50 vjeç, në fazën e menopauzës janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve që ndodh në trupin e tyre, pasi në këtë periudhë nisin edhe shqetësimet që kurohen nga reumatologu”,- shprehet dr. Selami Balla, specialisti me përvojë disavjeçare dhe kualifikime brenda e jashtë vendit në këtë drejtim.

Sot ka shumë preparate si bifosfonat, ilaçe këto të reja dhe me efektivitet të dukshëm pasi kanë kaçitolminë, calcium vitamin V3. Mënyra e të ushqyerit, regjimi dhe këshilla në bazë të situatës së gjendjes shëndetësore të pacientit ndikojnë dukshëm në shëndetin e tij. “Është shumë e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë, edhe nga gratë në menopauzë, që duhet reumatizma duhet kuruar para se pacienti të pësojë artrit, thyerje të kockës”,- ka bërë të qartë dr. Balla.

Specialisti shprehet se kapja e sëmundjes në fazën e parë që njihet ndryshe me termin ostopeni,është lehtësisht e mundur për ta vënë nën kontroll. “Kocka duhet të ruhet para se të thyhet”,- këshillon reumatologu. Nëse kjo nuk merret në konsideratë nga gratë (por edhe nga burrat) atëherë ndodh invalidizimi, shkaktari kryesor për ta shtyrë njeriun drejt nje jete të pasigurtë. “Nënvlerësimi i sëmundjes çon në embulizma që e vë pacienten në pikëpyetje për jetën”,- konkludon specialisti reumatolog.