Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hënën apelin kundër ndalimit të hyrjes në Britani për lidhje të dyshuara kriminale, ka bë të ditur Reuters.
Berisha u shpall non grata nga Britania e Madhe në vitin 2022, pasi dyshohet për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin ish-kryeministri i ka mohuar.
Lideri i opozitës apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.
Ndërsa SIAC hodhi poshtë kërkesën e Berishës në një vendim me shkrim, këtë të hënën.
Vendimi i Britanisë për të ndaluar Berishën nga vendi erdhi një vit pasi ai u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin.