DURRËS, 14 gusht 2014 – Shqipëria është mbërthyer nga moti i nxehtë me temperatura që arritën deri në 38 gradë celsius, njoftonte natën e 13-14 gushtit 2014 agjencia prestigjioze e lajmeve Rojter (Reuters), e cila ilustronte vapën me tri foto nga plazhi i Durrësit, të cilat bënë xhiron e botës; autori i tyre është Arben Çeli.
Të enjten, më 14 gusht 2014, temperatura maksimale në Durrës ishte 36 gradë.
Portali meteorologjik britanik zoover.co.uk parashikon që të premten, të shtunën, të dielën dhe të hënën e ardhshme të ketë një mot me vranësira të lehta dhe zbritje të temperaturave maksimale deri në 31, 30, 29 gradë celsius dhe me forcë të erës 2, me drejtim kryesisht nga veriperëndimi (shih poshtë tabelën).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





