Era Istrefi dhe kënga e saj e fundit “Redrum” ka bërë që për të flasin edhe media të rëndësishme ndërkombëtare si “V Magazine”. Në një shkrim të fundit revista amerikane i ka orientuar ndjekësit të saj drejt punës së fundit të këngëtares shqiptare.
“Era Istrefi është rikthyer në tregun e muzikës pasi bëri të gjithë botën të këndonin shqip me këngën BonBon”- shkruhet në V Magazine, transmeton opinion.al.
Ndonëse teksti i këngës flet për diçka të rrezikshme dhe misterioze, kjo nuk e pengon Erën të shfaqet në klip tepër sensuale me të kuqe.
Kujtojmë se kënga “Redrum” në katër ditë nga publikimi në kanalin e Ultra Music ka arritur më shumë se 4.4 milionë klikime. Një sukses i padiskutueshëm!