FRANCE, 16 mars 2013 – Revista prestigjoze franceze e modës “Flavor”, ka zgjedhur këngëtaren Rita Ora për ta pasur imazh në kopertinën e saj.

“Shpesh e krahasojmë me Rihanan, por Rita ka diçka më shumë. Në fakt, shumë gjëra më tepër, si humorin, guximin dhe mbi të gjitha buzëqeshjen që ndryshon çdo gjë”,- shkruhet mes të tjerash në artikull.

Kur nisi të promovohej për herë të parë në Angli Rita Ora, shumë nisën ta krahasojnë me Rihanan, por duket se tashmë këngëtarja me origjinë kosovare po krijon stilin e saj të të kënduarit dhe të veshurit.