“Forbes” është një revistë amerikane për ekonominë dhe financën e themeluar në 1917 nga Bertie Charles Forbes (1880-1954). Sot revista, që ka edhe një version në internet dhe një radiofonik, drejtohet nga Malcolm Stevenson Forbes Jr., i njohur si Steve Forbes, lindur më 1948. Selia e revistës është në New York, në rrugën prestigjoze Avenue Nr. 5. Nga Forbes janë krijuar shumë revista, ndërmjet të cilave “Forbes FYI”, “Forbes Asia” dhe shtatë edicione në gjuhë të ndryshme nga anglishtja. Ky grup financiar boton edhe “American Heritage”, “American Heritage of Invention & Technology” dhe “American Legacy”. Steve Forbes dhe gazetarët e revistës japin edhe këshilla mbi investimet një here në javë në rrjetin televiziv Fox në programin “Forbes në Fox”. Websiti i revistës, Forbes.com, i themeluar nga David Churbuck, karakterizohet për thellimin e fakteve të aktualitetit ekonomik. Nga Forbes ka rrjedhur edhe websiti për makinat e luksit ForbesAutos.com. Revista “Forbes” është e njohur nga publiku botëror sidomos për paraqitjen vjetore të listës së njerëzve më të pasur të botës. Kohët e fundit këngëtari i U2, Bono Vox, së bashku me disa ortakë, ka blerë 40% të aksioneve të kësaj reviste.