14shtator 2015 – Të gjithë u sensibilizuan pas atentatit terrorist mbi revistën satirike franceze Charlie Hebdo. Por, sot ajo u vu në qendër të kritikave për karikaturat e publikuara, duke tentuar të bëjë humor me vdekjen tragjike të fëmijës siriana, Ajlan Kurdi.
“Për pak nuk ia doli…” është titulli i vizatimit të parë që i dedikohet Ajlanit i shtrirë me fytyrë në rërë, afër një tabloje reklame në të cilën shkruhet: “Merr dy meny fëmijësh, paguaj një”.
Ndërsa me të dytën karikatura titullohet: “Të krishterët ecin mbi ujë…Fëmijët myslimanë përmbyten”.
/portali DurresLajm/