Aktori dhe producenti Michael B. Jordan, është përzgjedhur nga revista People si “Mashkulli më seksi” për vitin 2020. Lajmi u zbulua në shfaqjen “Jimmy Kimmel Live”, teksa ky çmim shënon 35-vjetorin e krijimit të tij.

Duke folur për People, Jordan bëri shaka duke thënë se ka gra në familjen e tij që “janë padyshim krenare për këtë”. Aktori është bërë i famshëm në Hollywood me rolet e tij në filmat “Fantastic Four”, “Creed”. “Black Panther”.

33-vjeçari shprehet se është një ndjesi shumë e bukur të shpallesh burri më seksi, diçka që nuk e besonte kurrë. “Është ndjesi e mirë. E dini, njerëzit gjithmonë thonin me shaka se nuk do e arrija kurrë këtë, por është kaq bukur që e arrita”.

Jordan ka qenë aktiv në zgjedhjet e këtij viti dhe gjithashtu në lëvizjen “Black Lives Matter”. Ai falenderon prindërit, vëllain e motrat që i kanë dhënë forcë gjatë këtyre viteve.

“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për mua, vëllain e motrat e mia. Jam mirënjohës. Prej tyre jam ky që jam sot”.