Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një lajm në lidhje me cilësimin e Shqipërisë si si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët. Ai shkruan se Shqipëria është nderuar me Medaljen e Argjendtë nga “Wander Reader Travel Awards” .
Lajmi është bërë i ditur nga revista prestigjioze britanike “Wanderlust”, e cila në edicionin e 23 të saj akordoi këtë vlerësim për vendin tonë, i cili merret përmes një votimi publik.
“Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku Shqipëria Turistike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, shkruan Rama.