SHBA– Presidenti amerikan Bark Obama zgjidhet “njeriu i vitit” nga revista amerikane “Time”.
Pas fitores së mandatit të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, arritur pas një gare të fortë me rivalin e tij republikan Mitt Romney, Obama arrin edhe një tjetër “fitore”.
Në kopertinën e revistës së njohur shfaqej portreti i presidentit me ngjyrë të SHBA-së.
Pak ditë më parë, një tjetër revistë prestigjoze, “Forbes”, e zgjodhi kreun e Shtëpisë së Bardhë, njeriun më të fuqishëm të botës.