Revista prestigjioze “TIME” ka zgjedhur Princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman njeriu i vitit. Çmimi u shkon atyre që kanë pasur ndikim gjatë vitit që po lëmë pas. Ishte 32 vjeçari që me 24% të votave e mori këtë çmim. Në vend të dytë u rendit lëvizja “MeToo”, kundër sulmeve seksuale dhe ngacmimeve.
Princi saudit që pritet të marrë frenat e drejtimit të vendit, arrin Hillary Clinton, Vladimir Putin dhe madje dhe Papën të kurorëzuar për zgjedhjen e njerëzve të vitit nga revista.
Ndërkohë që princi është lavdëruar për nxitjen e reformave në Mbretërinë Saudite, duke lejuar që gratë të udhëtojnë ligjërisht me makina.
Bin Salman ka premtuar të modernizojë Arabinë Saudite duke diversifikuar ekonominë larg nga varësia e saj nga nafta, duke liruar kufizimet në argëtim dhe duke reduktuar fuqinë e policisë fetare.
Princi ishte pas një goditje të çuditshme të korrupsionit në nëntor, që çoi në arrestimin e më shumë se 200 biznesmenë të pasur dhe anëtarë të familjes mbretërore në hotelin luksoz “Ritz Carlton”. Shumë prej tyre kanë dhënë miliona dollarë në këmbim të lirisë.





