Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër për pagat e majme të disa gazetarëve dhe opinionistëve, që dolën sheshit me publikimin e të dhënave.

Fuga shprehet se ata duhet të faktojnë punën në privat ku kanë punuar ose t’ju shkojë fletëarresti.

“Ore këta opinionista, drejtuesa emisionesh, gazetarë, a ku e di unë se çfarë dreqin janë dhe dalin se marrin rroga nga privati, mos kujtojnë se kanë vetëm ngarkesa morale ndaj publikut të Shqipërisë.

Duhet të provojnë me prova të forta se atje ku kanë marrë paratë kanë bërë realisht punë, të tregojnë gjurmët e punës së tyre, me dokumenta, me produkte, ditë pas dite, etj.

Përndryshe prokurorisë i lind e drejta t’u presi fletën e arrestit duke i akuzuar me plotë të drejtë për trafik parash në mënyrë të paligjshme.

Po kështu edhe për një sërë anëtarë bordesh, menaxherë kompanish, le të jenë private.

Se mos kujtojnë ata se me ligjin janë në rregull, dhe kanë probleme vetëm morale”, është shprehur Fuga.