VENEZUELË – Gjatë ditës së premte një revoltë masive shpërtheu në një burg në Venezuelë, për pasojë të paktën 54 persona u vranë e 88 të tjerë u plagosën.
Revolta nisi rreth orës 07:00, me atë lokale, të ditës së premte në burgun Centroccidente në veriperëndim të Venezuelës.
Pas informatave se të burgosurit dispononi armë zjarri Garda Kombëtare ndërhyri për kontroll, por ndërhyrja degjeneroi në një protestë masive mes të burgosurve të cilët sulmuan ushtarët e gardës.
Sipas mediave lokale numri i të vdekurve mund të rritet pasi gjendja shëndetësore e shumë prej të plagosurve është e rëndë.