Pas lajmit të botuar nga gazeta “Shqptarja.com ” ku sipas tyre Ardit Gjebrea regoi në lidhje me debatin mbi intervistën e tij me Marjan Rrokun, Gjerbrea e përgënjeshtron këtë lajm nëpërmjet një statusi në facebook.
Kush nga gazetat ka marrë një prononcim timin që ende nuk e kam bërë? Cili apo cila gazetare më ka marrë një mendim në lidhje me 24 orë me…? Jam kureshtar të di një emër që të firmosë atë çka unë i paskam thënë! Nejse, më jepni kohë që të mos shkruaj në këmbë, por të ulem e me qetesi të jap opinionin tim. Neser më keni ketu, puna vazhdon.
Gazeta shkruante se gazetari i tyre kishte takuar Gjebrean teksa ai xhironte serinë e radhës të rubrikës “24 orë me…”. Në artikull madje edhe citohej një reagim mesa duket i rremë i moderatorit dhe producentit.





