Vdekja e këngëtarit dhe kantautorit të njohur shqiptar Doktor Florit, i ka prekur të gjithë, por veçanërisht miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij.

19 nëntor 2014 –  Njëra prej tyre është Aurela Gaçe e cila, ditën e djeshme përcolli për në banesën e fundit mikun e saj. Në një status në Facebook, Aurela shprehet mjaft e revoltuar me deklaratat që pasuan vdekjen e  Florit.

“Morali dhe të ndershmit”, kështu titullohet shkrimi i saj në Facebook, që shfaq një pikëpamje tepër kritike të këngëtares për ata njerëz “që hiqen për të moralshëm, por që kanë për dashnore gratë e shokëve”.

Për Aurelën, Flori ka qenë gjithnjë një person që nuk u shfaq kurrë siç nuk ishte, nuk gjykoi askënd, dhe foli hapur për atë që besonte dhe jetonte.

Ajo ngre dilemën e të ashtuquajturve “njerëz të ndershëm” që hiqen si të tillë dhe gjykojnë jetën e tjetrit. Me kë të jetë revoltuar Aurela Gaçe?!!

"Puna është tek ata-ato të "ndershmit" të "moralshmit". Si i bëhet që pikërisht këta që sot na shesin moral , janë pikërisht ata që për dashnore kanë gratë e shokëve…si i behet me ata që për hir të të qenurit "moderne" ka raste edhe i ndërrojnë dashnoret me njeri-tjetrin….që grave të tyre në shtëpi u flasin me fjalorin më të ulët, pikërisht sepse s' kane respekt për to”, shkruan Gaçe.

/index.al/