Çmimeve të rritura që kanë “pushtuar” vendin tonë, nuk i kanë shpëtuar as tregtarëve të druve të cilët, mesa duket kanë shkuar në shifra absurde.
Ish.zv-kryeministri Erion Braçe shkruan se çmimi i druve ka shkuar në 7000 mijë lekë nga 3500 që ka qenë për metër kub, e kjo sipas tij nuk është gjë tjetër veç se një abuzim.
Për këtë, socialisti thotë se ky abuzim duhet të ndëshkohet.
“Po çmimin e druve të zjarrit. Përse e rrisni??? Çfarë do thoni, është rritur çmimi i ushqimit për pemët? Mos u bëni idiote! Do thoni që është rritur euro dhe dollari edhe më shumë? Mos u bëni qesharake! Aaaaaa pooo, është rritur nafta për transport dhe benzina për sharra. Këtë do thoni? Po si nuk doli njeri t’u bëjnë llogarinë. Sa naftë e sa benzinë harxhoni që nga 3500 leke e keni çuar çmimin e druve 7000 leke; 200%!!!! Është grabitje e grabitjet ndëshkohen”, shkruan Braçe.
Gjithnjë me afrimin e dimrit, çmimi i druve rritet duke shkuar deri në 5000 lekë, mirëpo kjo përiudhë krize tregtarët e kanë rritur çmimin duke shkuar deri në 7000 mijë lekë.