Motra e deputetit socialist Taulant Balla, Alba Balla, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në lidhje me ndalimin e një prej aktivistëve të opozitës.
Në njërën prej përplasjeve të shumta midis policisë bashkiake dhe protestuesve, përplasje që ndodhi ditën e të dielës, njëri nga të arrestuarit ishte dhe Grigels Muçollari. Komentuesi i parë në postimin e Erinda Alija (bashkëshortja e Grigels Muçollarit) është motra e deputetit socialist Taulant Balla, Alba, e cila shkruan se i vjen turp për këta njerëz që ka votuar.
“E di që mendon që unë jam njeriu i fundit që më lejohet të komentoj, por nuk rri dot pa thënë që Gelsi është një djalë i shkëlqyer e për t’u marrë shebull dhe nuk meriton të trajtohet në këtë mënyrë. Sinqerisht më vjen turp për këta njerëz që kam votuar. Shpresoj me gjithë mend të zgjidhet sa më shpejt kjo mesele Erinda” ka shkruar Alba Balla Soukis.