Pas shumë vitesh në qendër të vëmendjes, duket se Noizy-t i janë mërzitur dhe pasojat që sjell fama. Së bashku me përfitimet e të qenit një personazh publik, vijnë dhe momentet kur fansat kërkojnë patjetër një fotografi apo një përshëndetje.

I tillë është dhe ky moment i regjistruar me kamera në qendër të të cilit është reperi i njohur shqiptar. Noizy është shfaqur teksa zbret nga makina për të qenë i pranishëm në njërin prej koncerteve të tij në Gjirin e Lalëzit. Mirëpo midis fansave të shumtë që i afrohen është dhe ky djalë që kërkon prej tij një “selfie”. Kësaj kërkese, reperi i është përgjigjur shumë ashpër, duke e shtyrë djalin dhunshëm dhe duke i thënë: “Po ik mor burrë!”

Noizy është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptarë dhe meritë për këtë janë padyshim dhe fansat e tij të shumtë, të cilët e kanë ndjekur që nga fillimi.