Një kritikë e fortë dhe tejet e ashpër ka ardhur nga pedagogu Ilir Kaduku, i cili akuzon një ish-student të tij që ka përfunduar studimet për Ekonomi dhe tashmë është deputet i mazhorancës në Parlamentin e Shqipërisë.
Bëhet fjalë për deputetin socialist Bashkim Fino, të cilin pedagogu i tij e quan “injorant që pasurohet me paratë e popullit”.
“Shikojeni këtë derdimen. E kam pasur student para 30 viteve. Më vjen pështirë nga vetja se çfarë llumi kam nxjerrë”, shkruan pedagogu, krahas fotos së mëposhtme.
“E keqja është se nuk është vetëm ky. Për fajet që kam bërë, nesër do të dorëzohem në polici”, ironizon profesori Kaduku.






