Bregdeti i ish-Vollgës në qytetin e Durrësit mbetet një ndër plazhet e preferuara sidomos për banorët e zones, por edhe për durrsakët e vjetër. Për shkak të afërsisë me banesën e tyre apo prej kujtimet që ruajnë nga e kaluara sot ka ende qytetarë të cilët marrin rreze në këtë pjesë të shëtitores “Taulantia”.
Pavarësisht frekuentimit, bregu i detit tek ish-Vollga është i pushtuar nga leshteriku, inertet e mbeturina të çfarëdo lloji tjetër. Prej vitesh, ndonëse zëri i qytetarëve për më shumë vëmëndje për zonën turistike të shëtitores “Taulantia” nuk ka munguar, nga ana e pushtetit lokal puna e bërë në përmirësimin e kushteve në këtë pjesë të bregdetit duket nga pamjet që po paraqesim. Ndërkohë që pushuesit shprehen edhe më të revoltuar për situatën, ndotjen e madhe dhe mungesën e vëmendjes nga strukturat shtetërore gjatë prononcimit të tyre për DurrësLajm.
Shëtitorja “Taulantia” është një ndër pikat më të frekuentuara nga turistët dhe vendasit për shkak edhe të bregdetit, i cili dikur ka qënë plazh identifikues për durrsakët e vjetër. Sot, është i braktisur prej nivelit të lartë të ndotjes dhe harresës nga ana e pushtetit lokal, ndaj dhe ata plazhistë të paktë që duken aty çdo ditë janë të paktë e të pakënaqur.