Rey Manaj i vë vulën historisë së fotos nudo të dy meshkujve në një vaskë, e publikuar në profilin e tij në “Instagram”, që bëri xhiron e botës.

Në një reagim të tij, Manaj ka përgënjeshtruar vërtetësinë e fotos, madje me nota të forta proteste është shprehur mbi “barbonat” që sipas tij i kanë manipuluar profilin, duke publikuar një foto të marrë nga interneti.

Statusi i Rey-t (i pakorrektuar)

“Nese doni tme ulni mua ose tme prishni imazhin nuk do ja arrini kurre! Jeni nje tufe me dele te komanduara nga dy tre injoranter qe vdesin nga zilia per mua po ska gje une i fal! Sjeni dhe nuk do jeni kurre ne nivelin tim dhe aq me teper nuk do arrini te beni kurre ate ca kam bere une ! Ju jeni thjesht barbona dhe asgje me teper …mos u kruani me me mua per disa klikime sepse nuk do perfundoi me kaq!

Fotot jan te mara nga interneti dhe ma kan HACKUAR PROFILIN dhe kush do ta besoi le ta besoi UNE MEND NJERZVE NUK DO TI JAP, secili ka dhe do ket mendimin e tij …dhe une do ta respektoje ..skam frik nga askush dhe sma ndjen per asgje pervecse familjes time dhe shoqeris time ..une jam njeri pozitiv qe i merr gjerat me sportivitet dhe shyqyr Zotit ka akoma njerez te mire e te zgjuar qe besojne ne miresi e respekt.

Kan ber batuta e shpikur mesazhe “kusherinjsh” dhe deri aty kam toleruar madje i kam fut ne te qeshur, por mendoj se kjo puna e fotove ishte e tepruar dhe nuk kam aspak deshire ta le me kaq kete ceshtje. Gjithsesi nuk kam asgje kunder homoseksualve , madje jan te lire te bejn cte duan me jeten e tyre por nuk eshte rasti im!”