Pas një tjetër sezoni të çuar dëm, zikaltrit do të bëjnë për të disatën herë revolucion në ekip. Auzilio po fillon të planifikojë që tani se cilët do të jenë objektivat për merkaton e verës, edhe pse i duhet të presë, pasi, pa u caktuar akoma trajneri i ri, nuk mund të bëjë asnjë blerje.

Lojtarët që pritet të shiten janë katër: Jovetiç duket se ka bindur Sevijën që ta shfrytëzojë kushtin e blerjes prej 13.5 milionë euro. Nga ana tjetër, Andrea Ranokia po mahnit me paraqitjet e tij në Angli dhe që tani po kërkohet nga shumë ekipe angleze.Dy largimet e tjera pritet të jenë Brozoviç dhe Banega, të cilët kanë zhgënjyer këtë sezon.