Situata te Milani është trazuar nga dje, ndërsa Igli Tare shfaqet në mënyrë të papritur drejt largimit. Si drejtor sportiv mund të emërohet Toni D’Amiko që aktualisht është pjesë e Atalantës. Këto të fundit e kanë gjetur pasuesin e D’Amikos, ndërsa bëhet fjalë për Kristiano Xhuntolin.

D’Amiko ishte preferencë te Milani, që një vit më parë para se të arrihej marrëveshja me Taren. Drejtori sportiv i Atalantës po ashtu mbetet në radarin e Romës.Nëse ndryshimet te Milani zyrtarizohen, atëherë gjasat janë të mëdha që trajneri Alegri të largohet. Vinçenzo Italiano do konsiderohej si opsion.Milani po lufton për një vend në Champions. Aktualisht mban vendin e tretë në renditjen e Seria A dhe konsiderohet brenda objektivave.