OpenAI ka prezantuar në Mbretërinë e Bashkuar një agjent të Inteligjencës Artificiale që mund të përfundojë detyra në internet në mënyrë autonome. Ky mjet, i prezantuar për herë të parë muajin e kaluar, mund të kryejë detyra të thjeshta si blerjet online bazuar në një foto të listës së blerjeve të dërguar nga përdoruesi.

Operatori është trajnuar të ndërveprojë me faqe interneti, menu, butona dhe të përdorë tastierën e mausin për të naviguar në internet vetë. Përdoruesit mund të marrin kontrollin në çdo moment, ndërsa për detyra që kërkojnë hyrje ose pagesa, mjeti kërkon ndërhyrje manuale.

OpenAI ka bashkëpunuar me platforma si OpenTable dhe Uber për ta bërë mjetin funksional për nevoja reale si rezervime restorantesh ose porositë e transportit. Aktualisht, Operatori është në fazën e testimit dhe ofrohet vetëm për abonentët e ChatGPT Pro, me një kosto prej 200 dollarë në muaj.

Sipas CEO-së së OpenAI, Sam Altman, agjentët e Inteligjencës Artificiale pritet të bëhen pjesë e fuqisë punëtore që nga viti 2025, duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin e kompanive.