Gjykata e Krujës ka lënë në burg djalin e deputetit të PS, Rexhep Rraja i akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.
Pas daljes nga gjykata, Rexhep Rraja ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku kishte edhe një mesazh për kreun e PD, Lulzim Basha, pasi sipas tij, arrestimi ka ardhur si pasojë e politizimit të çështjes.
"Lulzim Basha ta provojë në votime",- ka thënë Rraja pas daljes nga gjykata e Krujës.





