Gjykata e Krujës ka zhvilluar seancën e parë gjyqësore në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja të akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Në seancën e parë të procesit avokatët e Rrajës thanë se ai nuk i pranon akuzat, ndërsa shtuan se klienti i tyre kërkon gjykim të shkurtuar.

Mbrojtësi ligjor rezervoi të drejtën që në fillim të gjykimit të çështjes në themel të parashtrojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, gjithënjë pa pranuar akuzën e përndjekjes.