23gusht 2015 – Vetëm 8 vjeçe, por misioni i saj ka lënë shumë persona pa fjalë. Rexhina, vajza nga Fieri, ka prerë flokët e saj të gjatë për t’i dhuruar për fëmijët e sëmurë me kancer.

Kjo nismë ndërkombëtare ndodh për herë të parë në Shqipëri e pikërisht nga një vajzë e vogël, e cila është përshëndetur nga të gjithë ndjekësit e faqes “Jeta osh qejf”, ku janë publikuar fotot e Rexhinës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/