Destinacioni i Rey Manajt për pjesën e dytë të Sezonit mund të jetë Palermo në Serinë A. Trajneri i Interit Roberto Mancini, tashmë është bindur që talenti shqiptar duhet të transferohet në një klub më të vogël ku do të ketë mundësi për të luajtur në vazhdimësi dhe ku konkurrenca nuk është aq e fortë sa ziklatërit. 51-vjecari sheh te skuadrane sicialine ambientin perfekt ku do të mund të rritet më shumë si futbollist 18-vjecari, i cili kërkon të fitojë besimin e Ganni De Biasit për t’u grumbulluar me kombëtaren shqiptare për finalet e Euro 2016.

Edhe pse ka marrë vlerësimet maksimle nga stafi teknik ziklatër, për Manajn është shumë e vështirë të mposhtë konkurrencën e lojtarëve të tillë si Icardi, Palacio, Jovetic, Ljajis e Biabiani, kështu që vendimi më i mirë për të është dhënia në huazim te Palermo.

Gjatë këtij sezoni djaloshi nga Lushnja është aktivizuar në vetëm 3 takime si zëvendësues në Serinë A, ndërsa në Kupën e Italisë luajti titullar përballë Cagliarit.