Sampdoria është në kërkim të zëvendësuesit të Manolo Gabbiadini dhe ka piketuar Rey Manajn.

Sulmuesi italian në ditët në vijim do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Al-Nasr, një klub nga Emiratet e Bashkuara Arabe me qendër në Dubai. 

Sipas edicionit të sotëm të gazetës La Repubblica, klubi i Sampdoria është duke e vlerësuar edhe nënshkrimin e Rey Manajt. 

Sulmuesi shqiptar i lindur në vitin 1997 e njeh mirë mjedisin, pasi ka veshur fanellën e Sampdorias në të kaluarën.

Gjithashtu fakti që ai është një futbollist i lirë, pasi mbylli kontratën me Watford që në janar, mund të përfaqësojë një mundësi të mirë për Sampdorian.