Itali, 4 shtator 2014 –  Mediat italiane po i japin prioritet një lajmi sportiv, që ka në qendër të tij Rezart Taçin. Këtë herë, Taçi ka kontaktuar me vetë Enriko Preciozin (Enrico Preziosi), presidentin e klubit të futbollit Genoa.

Sipas mediave italiane, Taçi është gati ta blejë klubin, duke paguar gjithë borxhet si edhe duke i dhënë një bonus të mirë presidentit Preciozi (në foton poshtë). Në këto media Taci krahasohet me Berluskonin dhe theksohet se ai ka miq të shquar ndërkombëtar si ish Kryeministri Toni Bler dhe bashkëshortja e tij, që janë njëkohësisht dhe miq të Kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Mbetet për t’u parë se sa i suksesshëm do të jetë kësaj rradhe z. Taci në blerjen e këtij klubi futbolli në Itali. Theksojmë se burimi i lajmit për blerjen e rradhës të z. Taci është gazetari sportiv veteran italian Cesare Lanza, me një karrierë 58 vjeçare në gazetarinë sportive.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/