6 shkurt 2015 – Rezarta Shkurta njihet për elegancën dhe sharmin e saj.
E këtë veti të saj, kohë më parë vendosi ta transmeton edhe tek fëmijët, për të cilën gjë ka hapur edhe një kompani të modës për fëmijë të quajtur “Hera Company”.
Këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa fotografi, ku shihet një fëmijë mashkull duke mbajtur në gojë një llullë të duhanit pranë një stufe druri dhe një tjetër, ku djaloshi rri ulur në një karrige i shoqëruar me një vogëlushe.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja sjell kësoj fotografi, pasi edhe në të kaluarën ka publikuar të tilla foto.





