23 prill 2015 – “Në çdo jetë do të të zgjidhja vetëm ty. Çfarëdo lloj forme, sërish do të gjeja dhe sërish do të ndjeja sepse ti je oksigjen… ti je vetë jeta për mua”, është ky dedikimi i këngëtares nga Durrësi, Rezarta Shkurta, për bashkëshortin e saj Ermal Hoxha, i cili ndodhet në burg.

Rezarta duket shumë nostalgjike për partnerin e saj, dhe sot ka vendosur t’i kushtojë nja dy rreshta ku shpreh dashurinë e saj të madhe e të pazëvendësueshme.

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, u arrestua pak muaj më parë si një nga bashkëpunëtorët në fabrikën e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/