Mbrëmjen që lamë pas këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha kanë festuar 5-vjetorin e të voglës së tyre Hera.
Krahas fotove dhe videove të shumta që Rezarta ka publikuar në rrjete sociale ajo ka bërë gjithshtu një dedikim të ndjerë për të atin, i cili prej një viti ka luftuar me një sëmundje, të cilën tashmë sipas këngëtares e ka mundur.
“Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalet e duhura per te pershkruar mbremjen e djeshme! Te ftuar njerez qe mi do shpirti per te festuar 3 festa. Princesha jone e vockel u be 5 vjeç. 5 vjet qe na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditelindje ishte akoma dhe me e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si une e kisha enderruar, qe nga dita qe ti linde… Dhe festa e trete i dedikohet njeriut me te forte qe une kam njohur, atij qe me dhuroj perpos jetes dhe mesimet me te rendesishme, si te luftoj dhe te dashuroj ne te njejten kohe! Mbreti im, dashuria ime me e madhe, Babi i cili ashtu si ne profesion luftarak, luftoj dhe mundi kete vit nje semundje qe doktoret na dhane jo shume shprese! Te gjithe sebashku, duke ndjekur me endje fjalimet sa naive dhe shume te zgjuara te princeshes sone shijuam gjithçka,”– shkruan Rezarta krahas fotove me familjen e saj.





