26 tetor 2013- Kjo javë ka qenë e vaçantë për këngëtaren e njohur, Rezarta Shkurta dhe bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën.  Të mërkurën, më 23 nëntor, ka ardhur në jetë vajza e tyre Hera. Me ardhjen në jetë të Herës janë përmbushur të gjitha dëshirat e prindërve të rinj. Rezarta, por edhe Ermali dëshironin që të kishin një vajzë. Rezi si një njohëse e mirë e astrologjisë e dëshironte në shenjën e akrepit siç është edhe vetë dhe ajo lindi në këtë shenjë. 
Dhe në fund, qershia mbi tortë, Hera ka lindur një bebe e shëndetshme, gati katër kilogramë dhe shumë bukuroshe. Lindja e Herës ka bërë që Ermali të mos shkulet asnjë sekondë nga dhoma e vajzave të jetës së tij dhe i duket sikur po  përjeton një ëndërr të bukur. Edhe Rezi shprehet shumë e lumtur për këtë mrekulli të Zotit, siç e cilëson ajo beben e bukur të sapoardhur në jetë. Gjatë këtyre ditëve, personeli i spitali “Hygeia” ka pasur vizitorë shumë figura të njohura të artit, të cilët kanë ardhur për të vizituar kolegen e tyre. Ne i urojmë jetë të gjatë Herës dhe ditë të lumtura në familjen e Rezit!

/panorama plus/