Këngëtarja Rezarta Shkurta prej kohësh është larguar nga muzika dhe më shumë se për ndonjë projekt muzikor është vënë në qendër të vëmendjes për arrestimin dhe më pas lirimin e bashkëshortit Ermal Hoxha nga burgu.

Në një postim në InstaStory, Rezarta ka vendosur të komentojë protestën e mijëra studentëve të cilët prej 10 ditësh vijojnë të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

"Diçka nuk kuptoj unë? Kryeministri i Shqipërisë thotë: Do i plotësoj çfarë kërkoni, por hajdeni të dialogojmë… Dhe rinia vazhdon akoma në PROTESTË..!

Deri dje isha me studentët, sot mendoj se po bëjnë kaprico… Mos të flas për Fevzon që krijon një panel kllounësh cirku, që i kërkojnë llogari kryeministrit pse nuk ka bërë në kohë rekord një Shqipëri perfekte kur jo më larg se deri dje ishte turp të vije rripin e sigurimit… Unë nuk kam asnjë bindje politike, por gjithsesi jam pro DIALOGUT", përfundon Rezarta.