Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne një foto mjaft romantike.

Ajo shfaqet në makinë me bashkëshortin e saj Ermal Hoxha, ndërkohë që ky i fundit është duke i dhuruar një puthje. 

“Gjysma ime më e mirë”, ka shkruar Rezarta krahas fotos së realizuar kohë më parë.

Aktualisht nipi i diktatorit Enver Hoxha është duke vuajtur dënimin në burg për shkak të trafikut të drogës në laboratorin e gjetur në Xibrakë të Elbasanit në vitin 2015.