Këngëtarja Rezarta Shkurta prej kohësh i është dedikuar biznesit të saj dhe rritjes së vajzës së vogël, Hera, që prej kohës kur bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha po vuan dënimin në burg për shkak të çështjes ‘Xibraka’ dhe laboratorit të drogës.

Rezarta e ka shprehur gjithmonë mbështetjen për burrin e saj dhe së fundmi me anë të një fotoje në rrjetet sociale ka treguar edhe mënyrën e frikshme sesi janë njohur. Një fans e ka pyetur: “Është e vërtetë që je njohur me Ermalin pasi keni bërë aksident apo më kanë thënë gënjeshtër?”

“Nuk të kanë gënjyer, është e vërtetë,”- është përgjigjur këngëtarja duke e shoqëruar foton me dy makina që përplasen.