Ardhja në jetë e një fëmije është thesari më i çmuar dhe dhurata më e bukur për një çift.

Duket se një ndjenjë të tillë po përjeton dhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila pret fëmijën e saj të parë.

Rezarta nuk ka ngurruar të ndajë foto gjatë shtatzënisë me fansat e saj në Facebook.

Tanimë duket fare qartë barku i rrumbullakosur i Rezit, ndërsa mban të veshur një bluzë mjaft të bukur.

Ajo shfaqet në një nga kafenetë e qytetit me bluzën pink ku shfaqet një beb që del nga veza, ndërkohë që në të shkruhet “Coming soon” (po vjen së shpejti).

Rezarta duket mjaft e entuziasmuar, madje kanë filluar dhe dhuratat e para për vajzën e saj.

Ajo ka postuar një foto ku shfaqen një palë këpucë në ngjyrë pink të dhuruara nga një mikeshë, ashtu siç i kanë hije një vogëlusheje.

Tanimë Rezarta është shkëputur paksa nga jeta artistike për t’iu përkushtuar ardhjes në jetë të vajzës së saj.