Pasi shijoi në maksimum udhëtimin në Dubai me partnerin e saj të porsadalë nga burgu, Rezarta Shkurta ka zgjedhur një tjetër destinacion magjepsës.

Këtë herë ajo po relaksohet në Zvicër. Nuk kanë munguar postimet e njëpasnjëshme të natyrës së mrekullueshme, pozat e saj artistike si dhe tek-tuk disa detaje romantike.

Pas një periudhe të gjatë qëndrimi larg njëri-tjetrit, për shkak të dënimit të Ermal Hoxhës, çifti është duke shijuar në maksimum ditët së bashku.