Këngëtarja Rezarta Shkurta ka realizuar setin më të fundit fotografik me vogëlushen e saj Hera.
Gjatë mbrëmjes që lamë pas ajo ka publikuar disa nga fotot e këtij seti fotografik dhe gjithashtu ka treguar sesi i drejtohet vogëlushes.
“Gjysma ime, artistja ime e vogel, shpirti im, kukulla ime, shoqja ime,”– përfundon shkrimi i këngëtares në rrjetet sociale.
Nënë e bijë janë shfaqur të dyja të veshura me fustan të kuq duke u dukur kopje të njëra-tjetrës.