Artistja me famë botërore, Jennifer Lopez ka një arsye më shumë për të festuar.

Sipas një raportimi nga mediet vendase, rezidenca e këngëtares së famshme në Bel Air ka gjetur dje një pronar të ri, pasi është shitur për gati 32 milionë euro.

Rezidenca fillimisht u hodh në treg me një çmim prej 40 milionë eurosh, pothuajse 6 muaj pasi Lopez u martua me të dashurin e saj Ben Affleck.

Prona u mor nga agjenti Brett Lawyer dhe revista “PEOPLE” e thirri për të konfirmuar çmimin e shitjes.

Në rezidencë përfshihet një bibliotekë elegante, një teatër privat dhe një bujtinë që mund të përdoret edhe si palestër apo studio.

Ndodhet pas një dere të madhe prej druri kafe dhe është e rrethuar me pemë dhe lule. Ka një larmi druri dhe guri në të gjithë shtëpinë.

Në nivelin kryesor ka edhe një dhomë ndenje me një bar elegant dhe një oxhak dhe sigurisht një pamje të tarracës së shkëlqyer.